Lajmi i fundit

“Kontenieri me banane”, Prokuroria: 21 vite burg per Arber Çekaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane. Dënimi do të ulet në 14 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite. Sakaq, për Armando Pezakun, shoferin e kamionit, është kërkuar 8.8 vite burg.

Prokurori ka qenë i koncentruar gjatë seancës gjyqësore. Pas një vit hetimesh ka rezultuar se Çekaj ka qenë garant për sasinë e drogës, ndërsa kishte si bashkëpunëtor menaxherin dhe shoferin.

I akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane (me vlerë 180 milionë euro) që u zbulua ne magazinat e kompanisë së tij Arbri Garden në Maminas, Çekaj, shënjestroi prokurorinë për Krime të Rënda. Ai u shpreh se policia dhe prokuroria urdhëruan ndërprerjen e operacionit, me qëllim për të fshehur trafikantët e vërtetë, që sikurse thotë as që guxon t’i prekë.

“Është totalisht e qëllimtë nga ana e policisë, prokurorisë dhe atij personi i cili dha urdhër që operacioni të ndërpritej në magazinat e kompanisë time. Nëse operacioni do të shkonte deri në fund, patjetër që do të ishte kapur grupi kriminal e jo unë. Me gjeni një vend normal të botës që arrestohet pronari i kompanisë që importon fruta, se në kontenierët që nuk janë fare të tijët, gjendet drogë. I vetmi vend është Shqipëria, edhe në Shqipëri i vetmi pronash frutash në burg jam unë. Pra prokuroria ka luftë personale ndaj meje e familjes time, e kjo vetëm për të mbrojtur grupin e vërtetë kriminal që ata e dinë se kush është, por askush nuk guxon ta prekë”.

Tashmë pritet që gjykata të japë verdiktin e saj final mbi këtë çështje që rezultoi në sekuestrimin e sasisë më të madhe të kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close