VIP

“Isha duke ecur dhe më doli aty, u tmerrova”, Blendi Fevziu tregon se si kalimtari iu shfaq papritur

Gazetari Blendi Fevziu mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka treguar një histori personale, teksa po flitet për sigurinë rrugore dhe aksidentet në rrugë.

Fervziu tregoi historinë që i kishte ndodhur kur po kthehej para katër ditësh nga Kosova, ku në rrugën e Milotit i ishte shfaqur një këmbësor që rrinte mbi gardh në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

“Para 4 ditësh isha duke ecur dhe u tmerrova. M’u shfaq njëri në rrugën e Milotit, po kthehesha nga Kosova. M’u shfaq, m’u duk si monument. Ishte në majë të gardhit aty dhe sa kalova unë, u hodh pupthi. Nuk është më faji i shoferit”, tha gazetari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close