VIP

“E morëm në qafë”, gazetari kujton intervistën me Sokol Olldashin dy ditë para zgjedhjeve

Diten e sotme mbushen 6 vite nga dita kur ish-deputeti i PD-së Sokol Olldashi u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik.

Miq dhe gazetarë kanë kujtuar deputetin në këtë ditë me postime në rrjetet e tyre sociale me imazhe nga momentet kur ai ishte gjallë.

Një ndër ta është edhe gazetari Sokol Balla i cili ka postuar një foto në instagram ku shihet me ish-deputetin në një nga emisionet e tij.

“Hera e fundit me të. Korrik 2013, dy ditë para garës për kryetar të PD. Pas intervistës një nga të ftuarit që ishte kritik me të më tha: E morëm në qafë. E pyeta përse. “Sepse doli shkëlqyer”, shkruan Balla.

Fotoja është bërë dy ditë para zgjedhjeve në PD ku Sokol Olldashi garonte përballë Lulëzim Bashës.

Sokol Olldashi u nda nga jeta pas një aksidenti pranë lapidarit të Kërrabës, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani në Tiranë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close