Cakaj: Shqiperia i qendron vendosmerisht angazhimeve te saj per sigurine

Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate që u mbajt në Bruksel. Ky takim ju dedikua kryesisht përgatitjeve për takimin e rëndësishëm të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që do të zhvillohet në Londër, më 3-4 dhjetor të këtij viti.

Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate trajtuan çështje thelbësore të lidhura me të ardhmen e NATO-s, si çështja e buxheteve të mbrojtjes dhe sfidat ndaj kërcënimeve kibernetike dhe lufta kundër terrorizmit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në 70-vjetorin e formimit të Aleancës Atlantike dhe në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj në kuadrin e përpjekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët”,- u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Duke u ndalur në çështjen e rritjes së buxhetit të Mbrojtjes, Ministri Cakaj theksoi se vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në zbatim të angazhimeve të Samitit të Uellsit, Varshavës dhe Brukselit për arritjen e objektivave në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2% deri në vitin 2024.

ME TE LEXUARAT