Lajmi i fundit

Berisha pas takimit me Meten: Po te isha une President, do kisha shperndare Parlamentin

Ish kryeministri dhe ish presidenti Sali Berisha u takua me Ilir Meten sot në Presidencë, me ftesë të kreut te shtetit.

Pas takimit, Berisha dha një deklaratë për mediat. Mes të tjerash ai u pyet nga gazetarët nëse ka diskutuar me Metën çështjen e shpërndarjes së Parlamentit.

Ish-kryeministri tha se nuk e diskutuan një gjë të tillë, por në gjykimin e tij ky Parlament nuk mund të mblidhej në shtator.

“Jo nuk kam disktuar absolutisht do e kisha shpërndarë. Ky parlament në vlerësimin tim nuk mund të mblidhej kurrë në shtator se është në thyrje flagrante të Kushtetutës.

Unë s’mund të them sikur të kisha qenë, por ai Paralment për mua e meritonte gozhdimin e dyerve që në shtator”, tha Berisha

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close