Arber Cekaj "hap letrat" ne gjykate: Pse e ndaluat operacionin e 613 kg kokaine, kush fshihet pas?!

Aktualitet

Biznesmeni Arber Cekaj ka shperthyer sot ne gjykate me akuza te forta ne drejtim te policise dhe prokurorise. Ai ka theksuar se aksioni i kapjes se 613 kg droge ne kontejneret e porositur prej tij me banane jashte vendit, ka qene teresisht i manipuluar per te fshehur nje grup te njohur kriminal.

Deklarata e Cekajt ne gjykate:

Unë dhe këta të tre jemi këtu se prokuroria duhet t’u thoshte italianëve se operacioni përfundoi me sukses. Që të gënjenin të huajt që prokuroria po punon e pavarur nga politika. Na arrestuan për të fshirë një grup të strukturuar shumë të famshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk e dija që qenkam kaq i famshëm që kolumbianët te më bënin dhuratë kaq drogë, pse nuk e vazhduat aksionin që unë të fusja duart tek droga? Pse e ndërpretë aksionin?

Të isha kaq i zgjuar nuk do shisja banane, po do kisha makina e vila. Unë nuk e kuptoj pse doni ta çoni këtë çmenduri deri në fund për të mbrojtur persona të tjerë.

Mendoni ju se Guarda di Finanza nuk e kishte konstatuar ngarkesën? Ata e konstatuan dhe e lanë qe të shkohej te autorët dhe të zbulohej rrjeti i vërtetë.

Po si mendoni që unë i lashë një 20 vjeçari gjithë këtë investim pa u siguruar, si mund ta lija unë gjithë këtë drogë në dorë të dy të rinjve, Donaldo Lushaj jeton me qira , mirë unë që qenkam budalla dhe skam vila e luks po edhe ky?

Unë nuk jam kriminel, kur më arrestuan në gjermani bëja shaka me policët, kjo prokurori ka bërë komplot ndaj meje.

Kam qenë jam dhe do jem i pafajshëm, më gjykoni në bazë të provave e fakteve.

ME TE LEXUARAT