Alarme "katastrofike", 500 shtepia te shkaterruara dhe 6 te vdekur nga zjarret ne Australi

Bota

Nxehtësia dhe erërat janë duke kërcënuar zgjatjen e krizës së zjarreve në Australi, pasi tri shtete kanë paralajmëruar për kushtet më të rënda të stinës deri më tani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat në rritje në Australinë Jugore kanë nxitur alarme “katastrofike”, përkatësisht shkallën më të lartë të rrezikshmërisë të mërkurën.

Gjashtë persona kanë vdekur prej muajit të kaluar, si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë gjithë shtetin. Zjarret në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland, kanë shkatërruar më shumë se 500 shtëpi dhe kanë nxitur debate të thatësisë dhe ndryshimeve klimatike.

Qyteti më i madh në Australi, Sidnej po ashtu është përfshirë nga zjarret, çka ka rezultuar me dhjetëra thirrje të zyrtarëve shëndetësorë për probleme të lidhura me shëndetin.

Australia është përballur me verën me të nxehtë në histori. Të dhënat zyrtare tregojnë se vitet 2018 dhe 2017 kanë qenë po ashtu ndër periudhat më të nxehta të këtij territori.

ME TE LEXUARAT