Lajmi i fundit

Tirane, gjyqtarit i vjedhin makinën, e përdorin në krim, ia kthejne brenda nates

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një gjyqtari të shkallës së parë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i është vjedhur makina brenda natës, dhe është përdorur në një ngjarje kriminale.

Ajo që vlen për tu theksuar është fakti se makina është kthyer sërish në vendin ku e kishte lënë gjyqtari dhe ky i fundit nuk kishte kuptuar asgjë, deri në momentin kur policia i ka trokitur në derën e shtëpisë, dhe i ka kryer kontroll në banesë.

Këtë informacion e ka bërë me dije në një postim në faqen e saj në FB, gazetarja Klodiana Lala e cila shkruan si më poshtë:

“Policia troket ne dyert e nje gjyqtari te shkalles se pare. Me argumentin se i kane vjedhur makinen policia i kontrollon imtesisht shtepine. Gjyqtari nuk kishte asnje dijeni qe i ishte vjedhur makina. Por doli ne fakt qe mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin perdorur ne nje ngjarje dhe ja kishin kthyer prape. Kjo e gjitha brenda nates. Ngjarja eshte me fakte te verteta. Por ama me duket si skenar filmi”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close