Makina bie ne hendek, plagosen rende dy persona

Kosovë&Rajon

Policia njofton se në Skënderaj ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë me targa vendore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka përfunduar jashtë rrugës duke u përplasur dhe duke rënë në hendek.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy viktima, femra- pasagjere në veturë, të cilat pas tretmanit në QMF-Skenderaj, janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë për tretman të mëtutjeshëm./KosovaPress/

ME TE LEXUARAT