Gafat e personazheve te televizionit qe do ju bejne te qeshni me lot! (FOTO)

Showbiz

Në jetën e përditshme të gjithë na ndodh që të ngatërrohemi e të bëjmë gafa gjatë kohës që flasim. Në moment mundohemi ta rregullojmë disi e të dalim nga gjendja e sikletit pasi gabimisht mund të kemi thënë një fjalë jo të përshtatshme  shkruan lajmifundit.al.

Mbrëmjen e djeshme emisioni i njohur “Proçesin Sportiv” është hapur nga tenori i njohur Kastriot Tusha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë pas mbylljes së performancës së tij, moderatori Edi Manushi ka bërë një gafë, që po bën xhiron në rrjet.

Ai e ka prezantuar Kastriot Tushën, si Kastriot Çaushi, i cili është aktor.

Moderatorja e njohur Luana Vjolla ne startimit te emisionit te saj postoi një video të shkurtër ku tregonte një përbledhje të puntatësë së parë të emisonit të saj “Shiko Kush Luan” ku njoftoi se do të startojë gjate vitit 2019.

Por mesa duket këtë gjë nuk e ka bërë aspak mirë, sepse në një pjesë të skenës vihet re që data e startimit të emisionit është shënuar gabim. Luana na ka çuar plotë 1000 vjet pas në kohë, ku në vend të 2019, është shkruar 1019.

Arbana ka postuar një foto nga ato të vërtetat. E shkujdesur, me flokët e çrregullta dhe pa filtra, moderatorja ka treguar si si është në të vërtetë.

“Unë e vërtetë (pa filtra, pa poza, flokët e çrregullt, sytjenat që duken, bateria e telefonit pothuajse po vdes dhe nuk më plas fare),”– shkruan Arbana Osmani në Instagram.

Pas kësaj një ndjekëse i ka korrigjuar gabimin me anglishten.

“Sikur të thoshe “The real me “- do ishte më bukur se “true me”,”- shkruan komentuesja.

Por, edhe Arbana Osmani i ka dhënë të drejtë në këtë rast, duke e mbështetur: “E drejtë”.

Gjate emisionit te Rudines ka qene e ftuar aktorja Delinda. Delinda gjatë intervistës foli për profesionin, bashkëshortin dhe djalin e saj të cilin për herë të parë e kishte marrë në një studio televizive.

Pas emisionit, Rudina postoi në Instagram disa foto nga intervista me Delindën duke shkruar për të ftuarën, por një gabim i vogël bëri që fansat të komentojnë.

"Ne studio sot me aktoren e humorit, Delinda Disha, ne nje rrefim per aktrimin, familjen dhe ‘dhalin’ e saj, Dasantinin", shkruante Rudina. Por menjëherë moderatorja e kapi gabimin dhe e rregulloi duke rishkruar "djalin".

Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të vlerësuar, të suksesshëm e më të ndjekur në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë në televizon, Blendi ka dëshmuar se është profesionist dhe i saktë në atë që thotë edhe pse sigurisht edhe ai ka patur gafat e tij.

“Aeroporti i Rinasit, Kamëz, Fushë-Krujë Ahmetaqi në Prezë dhe futuni në Rinas”,- është shprehur moderatori gjatë një emisioni të pak ditëve më parë, duke e vënë theksin në gërmën e gabuar gjë e cila në moment është korrigjuar nga të pranishmit po duke shkaktuar edhe të qeshura. lajmifundit.al

 

ME TE LEXUARAT