VIP

Robert Ndrenika flet Teatrin Kombetar: “Shpresoj te ndertohet sikurse u perfundua stadiumi”

TIRANE
Ndeshja hapëse e stadiumit të ri Air Albania, e cila përballi të zotët e shtëpisë me kampionët e botës ka sjellë në tribunë edhe aktorët e njohur të skenës shqiptare Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi.

atyrisht që cilësia e shtëpisë së re të kombëtares tonë i ka impresionuar të gjithë përfshi edhe dy artistët, të cilët për media nuk kanë nguruar që të shprehin dëshirën që edhe Teatri i ri Kombëtar të jetë po aq I bukur sa edhe stadium. Robert Ndrenika u shpreh se shpreson që të bëhet edhe teatri i ri ashtu sikurse u përfundua stadiumi.

“Kam keqardhje që këta miqtë e mi nuk do lozin dot në këtë stadium për arsye të moshës, ashtu si dhe unë nuk do luaj në teatrin e ri që do bëhet. Shpresoj që të bëhet dhe ai. Do shikoj stadiumin, pastaj do komentoj ndeshjen”, tha Ndrenika duke folur për mediat neë ambientet e stadiumit.

Ndërsa Derhemi u shpreh se si ky stadium duhet të bëhen edhe gjërat e tjera në Shqipëri. “Teatër ëndrrash, është stadium i jashtëzakonshëm dhe shpresoj që si ky stadium të bëhen gjithçka nga sot e tutje në Shqipëri”, tha Derhemi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close