Lajmi i fundit

Peqin/ Dhunoi mjekun nen efektin e alkoolit, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Peqin, pasi ka dhunuar mjekun e spitalit të këtij qyteti.

Policia sqaron se ka vënë në pranga shtetasin A. K., i cili ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka goditur mjekun.

Njoftimi i policisë:

Peqin
Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close