Lajmi i fundit

Miqte ne polici dyshohet se ndihmuan arratisjen e Kajmakut, SHÇBA nis hetimin

SHÇBA ka nisur hetimet për disa policë, të cilët dyshohet se kanë dekonspiruar operacionin për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun.

Prej 10 ditësh, autoritetet kanë kryer kontrolle në banesën e Kajmakut dhe në banesat e të afërmve të tij por nuk kanë mundur të gjejnë.

Ndërkohë dyshohet ish kryebashkiaku, është ndihmuar nga disa punonjës të policisë për të mos rënë në pranga.

Kajmaku është shpallur në kërkim nga policia për akuzat e ”shpërdorimit të detyrës”, ”shkelje të ligjit të dekriminalizimit” dhe ”ushtrim të detyrës në përfundim të mandatit”. Sipas sistemit TIMS-s, ish-kreu i bashkisë së Vorës rezulton të jetë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close