Hetuesit tregojnë cfarë përmbajnë dokumentet që u gjetën në makinën e prokurorit Arjan Ndoja
Dosjet e gjetura në makinën e prokurorit Arjan Ndoja nuk kanë lidhje me dokumentet e vjedhura në prokurorinë e Durrësit.
Njoftimi është bërë i ditur nga grupi hetimor i cili që prej dates 1 nëntor heton në lidhje me dosjen e atentatit ndaj prokuririt Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut, kanë konfirmuar se dokumentat e gjetura në automjetin e prokurorit të Durrësit, nuk kanë lidhje me ata të vjedhura muaj më parë në Prokurorinë e Durrësit.
Të njëjtat burime deklarojnë se akoma janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së, të cilat akoma nuk kanë mbërritur. Gjithashtu, dy të plagosurit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho pritet të dalin gjatë ditës së sotme nga Spitali Rajonal i Durrësit, pasi gjendja e tyre është përmirësuar.
Në lidhje me atentatin në fjalë, ditë më vonë, në Spitalin e Traumës në Tiranës humbi jetën Andi Maloku, i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Nga hetimet e deritanishme, në prangat e policisë ka përfunduar vetëm një autor i dyshuar, Redjan Rraja, i cili është lënë nën masën “arrest me burg”.