VIP

Del ne ankand serisht fustani ikon i Princeshe Dianes

Princesha Diana nuk mbahet mend vetëm për punën e saj si filantrope por edhe për stilin e saj në të veshur.

Ajo ishte ikonë e modës atë kohë, çdo dizanjer e kishte ëndërr ta vishte princeshën.

Më çdo dalje të saj ajo frymëzoi shumë gra të të gjitha moshave dhe kombësive.

E së fundmi fustani i saj që shihet në foton e mëposhtme  që njihet si ikona e veshjes së saj do të dal në ankand.

Ankandi për fustanin e Princesh Dianës do të fillojë për 350,000 paund.

Këtë fustan ajo e veshi për herë të parë në një darkë në Shtëpinë e bardhë në vitin 1985 dhe u fotografua duke vallëzuar me aktorine njohur John Travolta.

Fustan është prej kadifeje dhe është krijuar nga stilisti i cili kishte një marrëdhënie të frytshme me Dianën, Victor Edelstein siç janë veshjet e mëposhtme.I

Fustanin ikon të sajën Princeshë Diana e veshi dhe tre herë të tjera në daljet e saja publike si : për një vizitë shtetërore në Austri në 1986, një natë në Shtëpinë Mbretërore të Operës në 1991 dhe për portretin e saj nga Lord Snowden në 1997.

 

Një vit më vonë dhe dy muaj para vdekejs këtë fustan Diana e nxorri në ankand me një vlerë prej 100,000 paund për të mbledhur fonde për nëjrëzitqë vuanin nga Sida.

Biznesmenja Maureen Dunkel bleu fustanin dhe e mbajti derisa falimentoi në vitin 2011.

Ajo e nxori veshjen në ankand por nuk u shit. Në fund të marsit 2013, fustani u ble nga një britanik si dhuratë për të kënaqur bashkëshorten e tij.

Kjo ishte hera e fundit që fustani u nxor në ankand publik, deri tani.

Fustani do dalë në ankandin Kerry Taylor Auctions në Londër në 9 dhjetor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close