Lajmi i fundit
Akuzohej per pervetsim te parave nga krimi, arrestohet 46-vjeçari ne Durres
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar një 46 vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.
46 vjeçari është me inicialet L.B., banues në fshatin Bizë, Durrës. Arrestimi tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!