Shqiperia luan ndaj Frances, tifozet ne stadium: Rama ik...!

Politikë

Nderkohe qe në fushën e blertë po zhvillohej koreografia hapëse e impiantit të ri sportiv “Arena Kombetare”, në shkallët dhe tribunat e tij janë dëgjuar thirrje “Rama ik”.

Tifozët e kanë shënjestruar shpeshherë kryeministrin si “ters”, ndaj dhe me sa duket kanë kërkuar që ai të largohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo thirrje e tyre ngjasoi me tepër sikur të ishte një ‘tubim i opozitës; së bashkuar dhe jo një ndeshje futbolli.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së stadiumit së bashku me familjen.

Ai theksoi se këtë ditë e ka pritur me vite të tëra, ndërsa shtoi se data e sotme do të gdhendet në histori për sportin shqiptar.

ME TE LEXUARAT