Shqipëri-Francë/ Publikohen formacionet zyrtare, surprizon Reja

Sport

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në në orën 20:45, sfidën e saj të fundit të kualifikueseve të Europianit 2020 përballë kampiones së botës, Francën në stadiuim e ri "Air Albania Stadium".

Ekipi kombëtar i drejtuar nga Edi Reja vjen në këtë ndeshje pas barazimit ndaj Andores në "Elbasan Arena". Në anën tjetër, Kombëtarja e Francës e ka siguruar pjesëmarjen në Euro 2020, por jo vendin e parë në grup.

Ndërkohë janë publikuar dhe formacionet zyrtare për të dy skuadrat që vijojnë si më poshtë.

Edi Reja ka vendosur të surprizojë në këtë ndeshje inaguruese të stadiumit të ri, teksa ka zgjedhur të hedhë nga minuta e parë ndaj Francës Kristi Qosen, që do ta nisë ndeshjen si titullar, duke zënë vendin e Ledian Memushajt në fushën e lojës.

Ky i fundit luajti për 90 minuta në ndeshjen ndaj Andorrës dhe nisur edhe nga mosha e tij, Reja ka vendosur ta lërë në stol ndeshjen e sotme.

ME TE LEXUARAT