Qan per tre dite pasi shampoja i rrezon gjysmat e flokeve

Bota

Nëna e tre fëmijëve 'qau për tre ditë ’pasi një shampo për zbardhimin e flokëve e la atë në një gjendje shoku me flokët që filluan t’i binin masivisht në duar duke i krijuar edhe disa zona ku mbeti krejt pa.

Eden Gilliam, është 26 vjeçarja, nga Monteagle, Tenesi, e cila vendosi të lyejë flokët e saj bionde dy javë më parë, pasi kishte shumë vite që i mbante të zinj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi vizitoi një dyqan vendas për kujdesin ndaj flokëve, ajo pretendon se e kishin këshilluar të blinte zbardhues dhe një 'zbutës' të flokëve.

Kur u kthye në shtëpi, Eden zbardhi flokët e saj para se të fillonte trajtimin por pretendon se kombinimi e la në një gjendje vërtet të keqe pasi flokët filluan t’i binin.

Eden pretendon se flokët e saj dikur të dredhur dhe të dendur ndryshuan nga të qenurit "me të vërtetë të gjatë" dhe të shëndetshëm, e u kthyen në një rrëmujë të pariparueshme brenda disa minutash, duke u shpërbërë në duart e saj.

Madje gruaja tregon se në momentin kur shkoi në dush gjendja u përkeqësua pasi një pjesë e mirë e flokëve filluan të binin dukshëm.

ME TE LEXUARAT