Atentati ndaj Inez Hajrulles, Gjykata jep vendimin per dy nga te arrestuarit

Aktualitet

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy nga katër të arrestuarit nga policia për ngjarjen e muajit maj në Vlorë. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbylluara me gjyqtar Hektor Sinanaj është bërë rivleresimi i masës së sugurisë arrest me burg për Daut Elmazi dhe Albano Goxhaj. Dy të arrestuarit e tjerë pritet të dalin për masë sigurie në ditët në vijim. Ata u arrestuan për ngjarjen e datës 10 maj në lungomare në Vlorë në atentatin ndaj Inez Hajrulla, ndërsa u arrestuan pas rreth 6 muaj më vonënga policia e vlores.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetë Hajrulla i cili dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit është arrestuar në muajin Qershor nga ana e policisë, pasi dhe vetë ai ka qëlluar me armë gjatë përplasjes.

Kujtojmë se Ines Hajrulla ka qenë objektiv i një atentati dhe në 2017, pavarësisht se mbeti i plagosur rëndë dhe humbi të dyja këmbët. (Lexo edhe ketu)

Dy vrasjet e bujshme në Vlorë ku dyshohet se implikohet Hajrulla:

Inez Hajrulla me precedent penalë kishte lidhje gjaku me Renato Imerin i ekzekutuar më 31 korrik 2017-të pranë një lokali tek Lungomare, si dhe me 25-vjeçarin Endrit Çaushin, i vrarë më 21 dhjetor 2015-të në një atentat në Durrës, bashkë me një mikun e tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, Policia dokumenton ngjarjen e ndodhur në maj të 2019.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.

Vihen në pranga 4 shtetas.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., ju informojmë se:

Policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcave Operacionale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit kanë bërë ndalimin e shtetasve:

• D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë;

• A. G., 24 vjeç, banues në Fier;

• D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë;

• A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT