Perplasja per emerimet ne Kushtetuese, Kuvendi ne seance te jashtezakonshme

Aktualitet

Parlamenti pritet të mblidhet në orën 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme ne lidhje me emerimet ne gjykaten Kushtetuese. Ky vendim u mor ditën e djeshme menjëherë pasi presidenti, Ilir Meta, dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese solli edhe njëherë përplasje të forta mes institucioneve shtetërore, sidomos mes KED dhe Presidencës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konferenca e Kryetarëve dje në mesdite arriti në një rezolutë të posaçme në të cilën do të bazohet sot Kuvendi në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën ende nuk dihet konkretisht se çfarë do të vendoset.

Kreu i shtetit dekretoi dje tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrllari, ndërsa Arta Vorpsi u betua si anëtare në noteri duke anashkaluar institucionin e presidencës.

Ky veprim u interpretua në forma të ndryshme edhe pse Vorpsi dje u paraqit zyrtarisht në Gjykatë Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT