VIP

Letra e Big Mames per te atin e ndjere, na perloti!

Big Mama përjetoi një humbje të madhe pak ditë më parë, kur babai i saj u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje.

Këngëtarja shqiptare e dha vetë lajmin e trishtë përmes një njoftimi në Instagram, ku lajmëronte miqtë për ceremoninë e varrimit.

Por sot ajo ka shkruar disa fjalë zemre për babain e saj, duke shprehur sesa krenare është që është bija e tij. Big Mama e falenderon të atin për dashurinë dhe i dha gjatë këtyre viteve dhe fëmijërinë e lumtur. Këngëtarja shprehet se babai është dashuria e saj e parë dhe e fundit.

Letra e plotë:

“Baba…Dashuria ime e parë dhe e fundit, asnjëherë nuk kam dashur dikë si ti dhe kurrë nuk do të dua dikë si të kam dashur ty. Krenare që jam bija jote, faleminderit që je babai im! Unë dhe ti nuk jemi ndarë vetëm se kemi filluar një komunikim tjetër që për ne është i panjohur. Kam pasur, kam dhe do të kem baba më të mirin në botë. Me emrin tënd jam bija më krenare! Faleminderit për dashurinë që ma dhe, faleminderit për bisedat tona të gjata të cilat vetëm ti ke mund të m’i bësh në mënyrën më të dashur dhe me humorin që e trashëgova nga ti! Faleminderit që çdo herë ke pas kohë për mua! Faleminderit që çdo herë ke pas mirëkuptim për sjelljet e mia! Faleminderit që më tregove rrugën e jetës! Faleminderit për fëmijërinë time të lumtur! Faleminderit që më mësove t’i dua njerëzit…Këto falenderime baba dhe një million të tjera i kam në shpirt! Të premtoj që do jem mirë, të premtoj që do t’i realizoj ëndrrat që kishe për mua. Çdo pjesë e qenies time është pjesë e jotja! Unë jam ti! Të premtoj se do t’i vazhdoj të gjitha aktivitetet me humorin që më trashëgove dhe nuk do ndalem! Edhe pse jam shumë e thyer, ky ishte premtimi i fundit që ta dhashë. Ne nuk u ndamë vetëm ndërruam mënyrën e komunikimit. Të dua pafundësisht. Vajza babit Besjana.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close