
Lëngu i shegës një “eliksir i artë”, ja përfitimet e tij shëndetësore
Në mitologjinë greke shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë. Por përveç simbolit ky frut, kryesisht lëngu i tij, sjell përfitime të shumta shëndetësore.
Lë të shohim më poshtë disa nga përfitimet kryesore të lëngut të shëges për shëndetin.
Ka dy deri tre herë më shumë antiksidantë sesa vera e kuqe dhe çaji jeshil.
Kjo është arsyeja përse lufton radikalet e lira dhe zvogëlon stresin, i cili është përgjegjës për shumë sëmundje. Antioksidantët gjithashtu mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit kronik në trupin tuaj.
Shega ka veti antikancerogjene.
Sipas studimeve të shumta, ekstrakti i shegës mund të pengojë në rritjen e qelizave të kancerit të gjirit. Gjithashtu sipas Qendrës Mjeksore të Universitetit të Maryland, është vertetuar se shega ngadalëson riprodhimin e qelizave të kancerit dhe mund të përshpejtojë vdekjen e tyre.