Kryeprokurori italian flet troc ne Tirane: Mafia po bashkepunon me shqiptaret

Aktualitet

Prokurori kombëtare i drejtorisë antimafia dhe antiterrorizëm në Itali Frederico cafiero de Raho, ndodhet ne Tirane në konferencën për administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.

Ai deklaroi gjate fjales se tij se organizatat shqiptare bashkë me Ndraghetën kontrollojnë portet në veri të Evropës dhe trafikun e kokainës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Edhe njëherë vij në Tiranë sepse kemi një problem të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar. Kriminaliteti ynë është edhe sot mafioz, Ndragheta, Camorra, me të cilat bashkëpunon edhe krimi shqiptar. Organizatat shqiptare bashkë me Ndragheten kontrollojnë portet në veri të Evropes dhe kontrollojnë trafikun e kokainës", tha De Raho.

Sipas tij, Italia ka kryer dy veprime për të goditur mafian, veprën penale për bashkëpunimin në grup kriminal dhe sekuestrimi i parave që vjen nga krimi.

Edhe drejtësia shqiptare është duke përshkruar rrugën e Italisë, prandaj të burgosurit duhet të kenë ndërprerje totale të bisedave me jashtë burgut.”.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca theksoi se cështja e korrupsionit të personelit të burgjeve është shumë i rëndësishëm. Kemi parë përpjekje të marrjes së masave ndaj personelit të burgjeve.

Nderkohe ambasadori Britanik ne Tirane Duncan Norman eshte shprehur  se lufta kundër krimit është në qendër të punës së ministrisë së drejtësisë dhe drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Burgjet kanë kriminelë të një niveli të lartë. Ne e dimë që disa nga këta kriminelë kanë drejtuar gruper kriminale nga brenda dyerve të burgjeve

ME TE LEXUARAT