Bota

Gruaja qe prej 38 vitesh nuk tregoi se ishte e verber

Kur fshehim një të vërtetë për një kohë të gjatë, është shumë impresionues momenti kur informojmë të gjithë lidhur me të.

Zena Cooper është një ndër këta persona që nuk arriti t’i tregojë askujt që ishte e verbër, derisa ajo ishte gati 40 vjeç.

Zena, 42 vjeç, një nënë e vetme e katër fëmijëve me një diplomë masteri, e cila punon si këshilltare në shkollë, jetoi me aq adaptivitet me humbjen e shikimit për gati katër dekada dhe e ruajti aq mirë sekretin sa as prindërit e saj nuk kishin dijeni.

Ajo zhvilloi strategji për të përballuar mashtrimin ndaj të gjithëve, duke mësuar përmendësh rrugë të njohura, duke shfrytëzuar kujtesën e saj jashtëzakonisht të zhvilluar, duke mësuar se ku lakohen rrugët dhe ku fillojnë trotuaret.

‘Kam jetuar duke mbikëqyrur veten pa pushim gjatë gjithë kohës,’ pranon ajo tani. ‘Kam qenë përherë duke planifikuar gjërat më përpara, duke numëruar hapat, duke mësuar përmendësh ndjesinë e sipërfaqes së tokës nën këmbët e mia dhe duke zhvilluar kujtesën time dëgjimore. Kur isha vajzë, nuk e kuptoja se isha ndryshe. Mendova se të gjithë i shihnin njerëzit si mjegull dhe të paqartë; se ata, ashtu si unë, identifikonin ushqimin duke e nuhatur por ndërsa vitet kalonin,fillova të kuptoja se jo të gjithë ishin si unë, përkundrazi.’

Zena Cooper tregon se ajo e ka mbajtur këtë të fshehtë për shumë vite për faktin se kishte shumë frikë nga keqardhja e njerëzve dhe druhej ndoshta se ata e ofendonin.

Kjo grua është për t’u admiruar me forcën që ka shfaqur e ka mahnitur të gjithë me sjelljen e saj një veprim që askush nuk do e bënte pasi ka arritur të përballojë e vetme momente shumë të vështira në jetë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close