Lajmi i fundit

Dyshime per komplot, rrefehet Xhaka: Nuk e refuzova Kombetaren, per te jap dhe jeten

Që të marrësh epitetin e një luani, duhet që në profesionin apo tipin tënd si njeri të kesh shpërthime, forcë, karakter luftarak dhe shpirtin e sakrificës për “tufën” në të cilën bën pjesë.

Taulant Xhaka është një i tillë. Mirëpo, “luani” i Kombëtares është përfshirë në një vorbull ciklonike akuzash që i përsërit rastin për refuzimin e Kombëtares. E rëndë, nëse ndodh. Ama, mesfushori i Bazelit tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” të gjithë kalvarin e mënjanimit të tij nga Kombëtarja. Futbollisti shprehet me habi për mungesën e informacionit, faktin se një që kalon grupet e Europa Ligës me minutazh të plotë, edhe në kampionatin helvet, lihet në listën e pritjes pa më të voglin shpjegim.

“Unë për Kombëtaren jam gati të jap edhe jetën. Nuk është e vërtetë që e kam refuzuar Kombëtaren. Aty ka shumë gjëra që nuk i kuptoj”, tregon mesfushori për gazetën. I ashpër dhe shpërthyes në tipin e tij, por krejt i drejtpërdrejtë në një bisedë që ai zgjedh ta bëjë në vetën e parë…

Xhaka, pse nuk jeni në grumbullim me Kombëtaren?

Nuk jam sepse kam dëmtim muskulor. Në ndeshjen e fundit që kisha, mora një dëmtim.

Pra, bëhet fjalë për dëmtim dhe jo një refuzim të Kombëtares?

I pashë disa komente të tilla, lidhur edhe me këtë pyetje se unë e paskam refuzuar Kombëtaren.

Edhe trajneri e përmendi…

Edhe trajneri Reja tha që e kam refuzuar Kombëtaren. Kjo nuk është aspak e vërtetë!

Cila është e vërteta?

Dua që ta dijë i gjithë populli shqiptar se kjo që është thënë dhe shkruar sot (dje) nëpër rrjete sociale dhe ajo që thonë ata, nuk është aspak e vërtetë. Unë për fanellën dhe për flamurin kombëtar jap edhe jetën.

Taulant, po thoni disa herë që nuk është e vërtetë. Sipas jush, cila është e vërteta?

Edhe herën e parë që unë isha në listën e pritjes, asnjë person, as trajneri, nuk më ka telefonuar apo shkruar për të më thënë se si është puna rreth kësaj zgjedhjeje. Këto janë gënjeshtra dhe pallavra. Më falni që shprehem kështu! Por, unë për këtë fanellë e për këto ngjyra kam dh

Edhe herën e parë që unë isha në listën e pritjes, asnjë person, as trajneri, nuk më ka telefonuar apo shkruar për të më thënë se si është puna rreth kësaj zgjedhjeje. Këto janë gënjeshtra dhe pallavra. Më falni që shprehem kështu! Por, unë për këtë fanellë e për këto ngjyra kam dhënë shumë. Kam dhënë maksimumin tim. Nuk mundet që të ma humbasë askush këtë emër.

Pse mendoni se ju lënë në listën e pritjes dhe nuk jeni pjesë e listës bazë?

Shikoni, po e bëj të gjithë këtë shpjegim, sepse pashë shumë gjëra të pavërteta nëpër rrjete nga njerëz, me komente e shumëçka të pavërteta. Reja duhet ta pyesë veten më shumë pse më lë mua në listën e pritjes. Dy herë. Unë personalisht po luaj çdo ndeshje me Bazelin, plus po luaj edhe në Europa Ligë që do të kemi edhe një raund tjetër në vazhdim.

Trajnerin e kam dëgjuar të thotë se ftesën do ta marrin ata që luajnë në ekipe dhe unë nuk e kuptoj. Gjithsesi, nuk është problemi im në këtë pikë. Unë e dua Kombëtaren dhe jam me gjak dhe me fis shqiptar. Gjithmonë! Nuk mundet askush të ma humbë këtë gjë. Jam lënë në listën e pritjes pa marrë as më të voglin shpjegim. Fare. Ama mendoj se nuk mund të humbasë respekti për ata që kanë një kohë të caktuar në Kombëtare…

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close