“Rrugaçë”! Meta nxjerr paktin për Kushtetuesen: Ua thashë edhe diplomatëve të korruptuar!

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër kreun e KED, Ardian Dvorani, duke e cilësuar atë një ushtar të verbër të partisë.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i shtetit zbuloi marrëveshjen politike për procesin e Vettingut, që sipas tij, ua kishte thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar, dhe që ishte se Gjykata Kushtetuese nuk do të mbyllet asnjë ditë, nëse kalon në Vetting. Sipas tij, mbyllja e këtij institucioni ishte i qëllimshëm.

“Të ndërtosh një proces me kaq shumë probleme dhe të përpiqesh ta banalizosh me histori të tilla, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, që s’duhet të kishte qenë e mbyllur asnjë ditë, dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, ua kam thënë njëmijë herë, edhe diplomatëve të korruptuar.

 

U kam thënë se ne kemi bërë një marrëveshje, kur kemi vendosur që Gjykata Kushtetuese të kalonte në Vetting, se ajo nuk do ngelej asnjë ditë e mbyllur.

Mund të kishte vakanca, por jo zero anëtarë. Nuk ka ndodhur kjo situatë prej Vettingur, por se në krye të KED erdhi një ushtarë i verbër i partisë. KED e parë u bllokua se nuk iu pëlqyen emrat, pastaj u vendos një ushtar i partisë, që vë në pozitë Presidentin, që ose të shkelë Kushtetutën me pahir, ose me lojëra të tillë të turpshme, që as ca fëmijë rrugeçër nuk i bëjnë. Kjo është e vërteta”, deklaroi Meta.

ME TE LEXUARAT