Reja ne deklarate per shtyp: "Kush mendon se eshte Messi gabohet"

Sport

Teksa ekipi i Kombëtares gjendet në prag të ndeshjes me Andorrën, trajneri i saj, Edy Reja po zhvillon një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera ceku edhe çështjen e shumëpërfolur “Xhaka”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do luajmë me modulin 4-3-3 që lojtarët të ndjehen mirë. Duhet të krijojmë një grup solid, që ka dëshirë dhe e dashuron këtë ekip. Mund të ndodhë që nuk përfshihesh në një ndeshje, kjo është detyrë e trajnerit. Më vjen keq për Grezdën, është lojtar me potencial, vendosi të mos pranojë ftesën”, deklaroi Reja.

Më tej, trajneri shtoi:

“Kam një ekip me djem inteligjentë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj individi. Kush mendon se është Messi gabohet.”

I pyetur rreth mungesës së Xhakës, Reja tha:

“Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse i nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet.”

Po kështu, gjatë fjalës së tij, trajneri sqaroi:

“Nuk ka revolta brenda grupit, ka lojtarë që tërhiqen, që nuk pranojnë vendimet e marra. Nuk ka çështje brenda grupit, jemi si familje dhe duhet të bisedojmë aty. Duam në çdo ndeshje te luhet me motivacionin e duhur dhe lojtarët të japin maksimumin 1o0%.”

ME TE LEXUARAT