Moti i keq ne Korçe, disa fshatra mbeten pa energji elektrike

Aktualitet

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut prej pasdites së djeshme kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa fshatra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave nga OSHE mbi 60 punonjës janë në terren për eleminimin e difekteve të energjisë elektrike, ku përfshihet zona e Barcit, pjesa veriore e zonës industriale të qytetit të Korçës, fshatrat përreth, si edhe fshatrat e thellë të malësisë së Gores, Moglices dhe Oparit, ashtu siç ka probleme edhe në disa fshatra të njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë.

Situata më e vështirë paraqitet në Qinam të Kolonjës, pasi nga reshjet e shiut është shembur kabina elektrike duke nxjerrë jashtë përdorimi të gjitha pajisjet dhe transformatorin e fuqisë. Ka probleme edhe në disa fshatra të Pogradecit nga Petrusha, Podgozhani dhe Udenishti.

ME TE LEXUARAT