Mira Kazhani i kthehet Jul Dedes pasi e ofendoi

Showbiz

Mira Kazhani i është përgjigjur sot aktorit të njohur Julian Deda në lidhje me një status të fundit të tij ku ofendonte gazetaren.

Replikat online të dyshes nisën pas një shkrimi të bërë nga gazetarja në lidhje me protestën e banorëve të Astirit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mira shprehej se protesta e Astirit nuk gjeti mbështetje në masë, siç e bënë studentët vitin e shkuar.

Ajo përmendte në shkrim edhe deklaratën e gruas që e quante tallje dëmshpërblimin 130 milionësh për shtëpinë e saj.

“Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur. Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë. Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe, me kredi, që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta, për të kursyer, që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra, për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi”, shprehej Kazhani.

Pas këtij shkrimi Jul Deda e quante Kazhanin “gazetaruçe populiste” në një reagim të tijin në Facebook dhe shkonte deri më tej duke e bërë çështjen personale:

“Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah”.

Këtij postimi nuk kishte sesi t’i mungonte përgjigja e Kazhanit, e cila ia kthen aktorit në po të njëjtën mënyrë:

“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”.

ME TE LEXUARAT