Laç/ Makina humb kontrollin dhe perplaset me borduren

Aktualitet

Një aksident është regjistruar sot në rrugën Laç-Lezhë, ku për pasojë një vajzë e re ka mbetur e plagosur. Ngjarja në fjalë ndodhi afër mbikalimit të Laçit. Autoomjetin tip ‘Toyota’ me targa AA 915RA e drejtonte një vajzë rreth 25 vjeç, e cila udhëtonte e vetme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime policore thanë se e reja pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa ka mbetur e plagosur. Të njëjtat burime sqarojnë se ka dyshime që shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është transportuar në spital. Meti ka pësuar dëmtime të mëdha nga përplasja.

ME TE LEXUARAT