Ku ndodhet Kajmaku? Prej 5 ditesh ne kerkim, asnje gjurme

Aktualitet

Prej disa ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vijon të jetë në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangosjes, pas një informacioni të sigurt nga radhët e sistemit të drejtësisë. Policia dhe prokuroria e Tiranës po negociojnë për dorëzimin vullnetar të Kajmakut, ndërsa ky i fundit përfiton automatikisht ulje me 1/3 të dënimit në gjykatë.

Personat me pushtet dhe me lidhje politike vijojnë t’i shpëtojnë arrestimit nga policia, edhe pse ndaj tyre ka një vendim gjykate. I tillë është edhe rasti i Agim Kajmakut, ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës. Ai mundi t’i shpëtonte prangosjes, duke u informuar në kohë për arrestimin e tij, raporton ABC News.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për qytetarët e thjeshtë. Ata prangosen edhe kur janë në mbrojtje të banesave të tyre, ndërsa të zgjedhurit vendorë ose me përkrahje politike, preferojnë të sfidojnë shtetin duke qëndruar në arrati.

Ky trend është në rritje kohët e fundit. Dhe Agim Kajmaku nuk bën përjashtim. Burime nga Komisariati nr.6. dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, pohuan se janë lënë të gjitha mundësitë e komunikimit, si me familjarë të Kajmakut, ashtu edhe me avokatin e tij për t’u dorëzuar vullnetarisht. Kjo është një rrethanë lehtësuese ku personi nën hetim, përfiton automatikisht ulje të 1/3 së dënimit në gjykatë.

ABC News publikoi më herët se, Kajmaku shkarkoi nga detyra dy zëvendësit e tij, Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri, duke vendosur si të vetmin nënkryetar, shefin e Kabinetit Gent Picari. Sipas prokurorisë, Kamjaku e ka ndërmarrë këtë veprim pasi ka mësuar se u shkarkua nga KQZ-ja, duke i vendosur vendimit datën e një dite më parë./abcnews.

ME TE LEXUARAT