Hodhi mesazhin ne shishe: 9 vite me vone, merr pergjigje nga Franca

Soft

Në vitin 2010, kur ishte dhjetë vjeç, Max Vredenburg shkroi një letër, e futi në një shishe dhe shishen e hodhi në Atlantik. Në letër shkruhej adresa e tij dhe djaloshi shpresonte që dikush t’i kthente përgjigje.

Pas nëntë vitesh, ashtu ndodhi. Tashmë 19 vjeç dhe në kolegj, ai e kishte harruar që dikur kishte dërguar një mesazh në shishe deri kur ati i dërgoi një foto të letrës nga Franca.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Prindërit kanë ruajtur gjithmonë gjëra nga fëmijëria, kështu që s’e vrava shumë mendjen,” tha ai për CNN. “Pastaj lexova letrën e atij që kishte gjetur shishen dhe më pikoi zemra.”

Letra origjinale u shkruajt nga Vradenburgh në 21 gusht 2010. Ai dhe babai i tij e hodhën shishen në oqean në Long Beach në Rockport, Massachusetts.

“Më pëlqejnë mollët, më pëlqen plazhi, ngjyra ime e preferuar është bluja, më pëlqejnë kafshët, më pëlqejnë makinat dhe më pëlqen hapësira,” shkruajti 10-vjeçari, shkruan anabel. Shishja përfundoi në një plazh në Francë, mes Contis dhe Mimizan. Pasi e gjeti në 10 tetor, “G. Dubois” ktheu përgjigje.

“Iu deshën nëntë vjet për të përshkruar 6000 km që na ndajnë,” thotë ai në përgjigje. “Je rritur shumë: nga 10 në 19 vjeç.”

Vredenburgh mbeti i shokuar. S’i besohej që dikush i ktheu përgjigje. Ai ka ndërmend t’i shkruajë mbrapsht dhe ta falënderojë.

“S’do më ndodhë kurrë më diçka e ngjashme,” tha ai.

ME TE LEXUARAT