Kosova - Rajoni

Gjendet e pajete regjisorja Arzana Kraja, ende nuk dihen shkaqet

Regjisorja, Arzana Kraja vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja është gjetur e pajetë në Prishtinë .

Policia e Kosovës konfirmon lajmin se një trup i pajetë është gjetur në lagjen Kalabria në Prishtinë.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”.

Për vdekjen e Arzana Krajës kanë reaguar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close