Flet vellai i 58-vjeçarit ne Korçe: I benin vetem serume, doktorri nuk na dha diagnoze

Aktualitet

KORÇË

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ende e pazbardhur vdekja e 58-vjeçarit Telha Kelo nga fshati Pojan i Korçës. Babai i dy fëmijëve ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës ku ndodhej prej dy ditësh. Vëllai i viktimës tha për gazetaren Lorena Kodra se e kishin sjellë me dhimbje koke dhe prej dy ditësh bënte serume. Ai pretendon se i kanë kërkuar mjekëve ta transportojnë në Tiranë por ata nuk kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë diagnozë.

“I dhimbte koka. E solli burazeri me makinën e tij pardje, sot në mëngjes mbaroi.

Fjalët e mjekut janë, nga dhimbja e kokës vdes njeri. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje më parë. Nuk e dimë me çfarë e kanë mjekuar, serume i bënin. Do bëhet më mirë na thanë mjekët.

I kemi kërkuar që ta çonim në Tiranë, na thanë që nuk e kemi nxjerrë ende diagnozën që ta dërgojmë në Tiranë. Sot kur erdhëm në orën 8:00 e morëm vesh.

Nuk e di çfarë diagnoze do i vërë doktori që të shpëtojnë. E tërë nga doktori ka ardhur se po të kishte nxjerrë doktori diagnozën do ishin marrë masat”, deklaroi vëllai i viktimës.

Ndërkohë të kontaktuar nga gazetarja Kodra, burime nga spitali thanë se çështja ka

kaluar në OPGJ në prokurori dhe nuk prononcohen. “Familjarët mund të pretendojnë çfarë të duan, rasti i tij ka ardhur në urgjencë dhe më pas në kirurgji, është parë nga 10 mjekë si rast”, thanë burime nga spitali.

ME TE LEXUARAT