Buxheti 2020, Ahmetaj ndaj Ministrise se Financave: Rishikoni rritjen ekonomike

Politikë

Kritik ndaj buxhetit të vitit 2020, është treguar kreu i komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili u prezantua nga ministrja Anila Denaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kam bërë një kërkesë dhe do ua dërgoj me shkrim, se cilat janë politikat e reja sociale për vitin 2020. Nga gjykimi im nuk keni asnjë politikë fiskale për vitin e ardhshëm. Nuk keni rritje pagash. Nuk keni parashikuar përsëri bonusin për pensionistët.” tha Ahmetaj ndërsa kërkoi nga ministrja e Financave, Anila Denaj të thotë se cilat politikat e reja që nisin në 2020.

“Investimet publike për vitin 2020 janë në rënie krahasuar me 2018. Pse i parashikoni investimet publike në reduktim kur nevoja për investime është e lartë.” tha ndër të tjera Ahmetaj, ndërsa theksoi se ky buxhet i sjellë nga ministria e Financave nuk e ka një titull.

“Rishikoni rritjen ekonomike të vitit 2019, pasi duhet që rritja ekonomike e 6 mujorit të parë të jetë 5% që viti të mbyllet në nivelin e 3 deri në 3.5%. Ministria e Infrastrukturës duhet të paguaj 6.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura që ka. Unaza e Tiranës merr pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe pjesa tjetër infrastrukturore nuk merr asgjë.” vijoi më tej Ahmetaj.

ME TE LEXUARAT