Basha per Shendetsine: 1200 euro rroge per mjeket si edhe shperblim

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur në takimin me biznesin e vogël në Fier edhe për shendetësinë, pas ankesave që të pranishmit në takim i paraqitën për mashtrimet e Rilindjes, ku nuk kanë mundësi të bëjnë qoftë edhe një mamografi në spitalin e qytetit.

‘Profesionet e lira janë në të njëjtat vështirësi si biznesi i vogël. Sigurisht që do i kushtoj një javë të veçantë edhe shëndetësisë. Shëndetësia shqiptare nuk ka qenë kurrë në këtë nivel. Në nivel me keq se edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Jo vetëm kaq, por vazhdon edhe me largimin e mjekëve si kurrë më parë në këto 30 vite. Sot jemi më keq se edje në vitin 1950 përsa i përket raportit mjek për frymë. Pse? Sepse të gjithë po mësojnë gjermanisht dhe po ikin ne emigracion. Na duhet një plan emergjence shëndetësor për kombin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Masa e parë. Do të garantojmë 1200 euro pagë për mjekun si 700 euro për infermierët. Po kështu do të garantomë një shpërblim të mjaftueshëm për të ndaluar hemoragjinë e largimit. Të paktën të kemi  shërbim si në nivelet e rajonit.’-tha Basha.

 

 

ME TE LEXUARAT