Bota

Babai i merr jeten djalit se ishte homosek.sual

Një person është arrestuar pasi qëlloi për vdekje djalin e tij sepse zbuloi se ishte homoseksual.

Giovanni Melton, nga Henderson, Nevada, u qëllua nga babai i tij Wendell Melton të enjten pas një debati mbi faktin që 14-vjeçari ishte gay dhe kishte të dashur.

“Ai e urrente faktin që djali i tij ishte homoseksual,”-tha nëna e tij kujdestare Sonia Jones. “Jam i sigurt se brenda mendjes së tij, ai do dëshironte më mirë të kishte një djalë të vdekur sesa një djalë gay.”

Jones tha se 53-vjeçari i kishte drejtuar edhe më parë armën djalit kur e kapi me të dashurin e tij.

Policia mbërriti në banesë pasi mori një telefonatë. Kur arritën në vendngjarje e gjetën 14-vjeçarin në gjendje kritike dhe e dërguan në spital.

Por ai nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra. Giovanni jetonte vetëm në apartamentin ku u qëllua për vdekje. Babai i tij u arrestua dhe akuzohet për vrasje, abuzim me fëmijët dhe posedim të armës së zjarrit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close