Ristani shet kryetarin: S`kam lidhje me lobimin rus, kontraten e firmosi Basha me Muzin

Aktualitet

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me akuzën e falsifikimit që ka ngritur prokuroria.

Ai tha se kontratën e ka firmosur vetë Basha me lobistin Muzin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Së pari jam i hapur për të biseduar për këtë cështje, pavarësisht se kam pozicionin e të pandehurit. Kjo cështje është përtej është përtej personale, ka interes publik, për faktin se tek ne drejtësia ka rënë dhe sistemi demokratik, që bazohet mbi kontrollin e tre pushteteve. Drejtësia tek ne nuk ka gjykatën e Lartë, Kushtetuese, janë në presionin e vettingut një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh dhe janë shumë të ndikuar nga politika dhe kjo cështje është një shprehje e rënies së drejtësisë.

Për të ardhur te rasti konkret. Prokuroria fillimisht e nisi cështjen pas një kallëzimi të bërë nga PD-ja dhe të firmosur nga unë, pas disa shkrimeve në media. Në emër të PD-së i nisa një shkresë prokurorisë në tetor 2017, ku pasi e sqaroj për procedurat ligjore që ndjek PD-ja për deklarimet i kërkoj që të vijojë që të thellohet në hetimin e cështjes dhe të nisë një hetim. Ishte interesi jonë dhe mbi këtë bazë ka nisur verifikimi. Verifikimin e bëmë për shkak të shkrimeve në media.

Është i vetmi dokument zyrtar i firmosur nga unë në këtë histori. Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin për lobim normal. Duhet të jetë nga fillimet e 2017 dhe është një kontratë me një pagesë prej 25 mijë dollarësh dhe pasi është depoizituar në institucionet e PD-së është bërë pagesa nga banka me faturë të rregullt dhe është bërë deklarimi. Unë nuk kam firmosur dhe as kam qenë në dijeni të kësaj histori sepse kjo cështje nuk ka kaluar në kryesinë e PD-së është një marrëdhënie që kryetari ne emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni. Marrëveshja u depozitua te sektori i financës që vijoi më pas që bëri deklarimet te KQZ-ja apo tatimet. Më vonë Muzin ka bërë deklarim të përsëritur atje në institucionet e përsëritura, ku ka pretenduar se ka marrë 150 mijë dollarë nga një shoqëri skoceze dhe 500 mijë të tjerë.

Sipas deklarimit të tij janë paguar për llogari të PD-së. Ai bëri një shtesë, pasi herën e parë deklaroi 25 mijë më pas bëri deklarimin tjetër. Sepse e bëri ai atë deklarim është i tiji. PD-ja nuk i ka pasur këto para, nuk kanë dalë nga PD-ja, pasi nuk kanë qenë në arkën e PD-së dhe rrjedhimisht nuk kishin si të deklaroheshin. Unë nuk kam asnjë dijeni për këtë. Unë e kam marrë vesh në media. Dokumenti që pretendohet i falsifikuar është formulari që zyra e financës së PD-së bën për KQZ-në. Që të falsifikosh një dokument është një veprim që kryhet me dashje dhe duhet veprim konkret, përmbajtjen, firmën, vulën apo të treja bashkë. Unë nuk kam asnjë lidhje me dokumentin, se kam bërë unë përmbajtjen, as vulosur dhe as firmosur. Unë nuk kam as lidhje me sektorin e financës. Sekretari i përgjithshëm në një parti është politik” tha Ristani në Repolitix.

ME TE LEXUARAT