Pas ndarjes Robert Berisha po i dedikon nje kenge Nora Istrefit?

Showbiz

Disa muaj më parë, Robert Berisha njoftoi publikisht ndarjen e tij nga partnerja, Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë të quajtur Renee.

Këngëtari tregoi se tashmë rrugët e tyre do të vazhdonin të ndara, mirëpo ai do të gjendej gjithmonë pranë vajzës dhe Norës sa herë të ishte e nevojshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje, gjatë intervistave të fundit, Roberti është shprehur se vetëm vdekja e ndan nga mamaja e vajzës së tij dhe tregoi se ata ishin ende të martuar me letra, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim. Gjithashtu, “Rtsh tregon se Roberti e ka gati edhe një këngë që mund të jetë dedikim për Norën.

Ai do të marrë pjesë në “Festivalin e 58-të të RTSH-së” me një këngë dashurie.

Kënga e tij do të ketë një tekst romantik dhe një muzikë të ndjerë, ndaj s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim derisa të dëgjojmë këngën e tij të re.

Vetë Roberti s’ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me projektin e tij të ri, me të cilin me siguri do të na surprizojë.

ME TE LEXUARAT