“Jam mirë fizikisht por i tronditur”, Ervin Goci tregon detajet që nuk janë parë sot në Astir

Politikë

Profesori dhe aktivisti Ervin Goci ishte mes të shoqëruarve nga policia gjatë përplasjes së sotme në zonën e “Astirit”.

I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ai rrëfeu se kishte marrë dijeni për aksionin e IKMT në këtë zonë, tre ditë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë e dija që prej 3 ditësh që kjo do ndodhte. Më kishin njoftuar gazetarë dhe me thënë të drejtën, isha në turnin e natës në teatër dhe nuk mund të mos shkoja duke ditur që ata njerëz ishin gjithë natën atje. Isha me zotin Robert Budina dhe dy aktivistë të tjerë që shkuam atje”, tha Goci.

Pavarësisht pranisë së lartë të Forcave të Policisë, Goci, i cili ndoqi nga afër zhvillimet në “Astir” thotë se nuk pati administrim të mirë të situatës. Ai tha se janë goditur të paktën 10 makina rastësore dhe njerëzit kalonin si të ishin në gjendje lufte.

“Doja të thoja dicka për administrimin. E dini që aty, në momentin që ishte policia, trafiku vazhdonte normalisht dhe kalonin makinat civile me njerëz që shkonin për punë dhe hanin gurët e Unazës që gjuanin policët. Janë goditur mbi 10 makina rastësore. Administrimi zero, batërdi, dhunë. Okej, po bën një operacion, por ka ca rregulla. Tjetri ulte kokën si të ishte në gjendje lufte”, tha aktivisti.

Goci rrëfeu orët e tmerrit, por nga ana tjetër shpjegoi edhe gjendjen emocionale aktuale të tij.

Goci tha se pas kësaj dite të tmerrshme është mirë fizikisht, por është i tronditur.

Pyetje: Si ndihesh tani?

Ervin Goci: Jam mirë fizikisht, por jam i tronditur. Kam bërë edhe kontrollet në spital se mos kisha ndonjë gjë, por jam shumë i tronditur.

ME TE LEXUARAT