Soft

27-vjecarja vdiq gjatë seksit në makinë, i dashuri akuzohet për vrasje!

Një 27-vjeçar i akuzuar për vrasjen e një studenteje britanike, është vënë përballë një dëshmie të fortë nga një tjetër vajzë. Ajo i ka thënë gjykatës se pak kohë më parë ai ka tentuar ta vrasë, duke u munduar që ta mbyste.

Vajza ka treguar në gjykatë se ka pasur një përleshje fizike me djalin, gjatë tentativës për të ikur, ndërsa ishin takuar pas një komunikimi në rrjetin social Tinder.

Sipas mediave britanike, 27-vjeçari akuzohet se ka vrarë studenten 22-vjeçare Grace Millane, edhe pse ai nuk e pranon akuzën dhe pretendon se ajo ka humbur jetën gjatë marrëdhënies seksuale.

Mediat britanike shprehen gjithashtu se kundër 27-vjeçarit kanë dëshmuar edhe dy femra të tjera, të cilat tregojnë se u është rrezikuar jeta prej tij, ndërsa gjykata pritet që të marrë një vendim final në javët në vijim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close