Lajmi i fundit

Zhduket kryetari i Bashkise se Vores, prokuroria urdher-arresti per Agim Kajmakun

Prokuroria ka firmosur urdher arresti ne mungese per Agim kajmakun, kryetarin e Bashkise se Vores.

Vendimi i organit te akuzes ne lidhje me kete rast ka ardhur nje dite pasi policia shkoi ne banesen e Agim kajmakut dhe nuk e gjeti ate ne shtepi.

Burime nga prokuroria kane thene se kryebashkiaku i Vores i cili tashme eshte shkarkuar nga KQZ, dyshohet te jete larguar pasi ka nje jave qe nuk eshte paraqitur ne detyre duke nisur nga koha kur KQZ ende nuk i kishte hequr mandatin.

Kajmaku akuzohet per falsifikimin e formularit te dekriminalizimit pasi ka fshehur ne kete dokument arrestimin ne Greqi ne vitin 2003 me akuzen e falsifikimit te kartmonedhave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close