Mat/ Kopeja me ujq te uritur futet ne oborret e banesave, banoret: Femijet jane tmerruar

Aktualitet

E pabesueshme por e vërtet. Kjo është ajo që ka ndodhur në mes të ditës në fshatin Karic të njësisë administrative Baz në bashkinë e Matit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kope ujqërish janë futur në oborret e banesave të fshatit. Sipas banorëve nuk është hera e parë që vijnë kope me ujqër në fshat. Ka dhe raste të tjera dhe ditën e djeshme një ujk ka sulmuar bagëtitë të cilat shoqëroheshin nga fëmijë dhe ndodheshin në afërsi të banesave.

Fëmijët janë të trembur dhe të tmerruar pasi kanë parë ujkun duke sulmuar bagëtitë. Ndërsa një banor i zonës pasi fëmija ka shkuar duke qarë në shtëpi ka marrë armën e gjahut dhe ka vrarë ujkun në afërsi të banesës ku po i sulmonte bagëtitë. Në të gjithë qarkun e Dibrës janë shfaqur kope ujqërish dhe arinj ku mund të jenë futur nga Maqedonia e Veriut. Banorët kërkojnë që shteti të marrë masa pasi rrezikojnë fëmijët kur shkojnë në shkollë.

ME TE LEXUARAT