Lirimi i Alvin Berishës, Lleshaj: Operacioni u krye nga shteti shqiptar

Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë detaje lidhur operacionin e lirimit të 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi Al-Hol në Siri. Në emisionin Opinion, ai tha se gjithë meritat në këtë operacion e kishte shteti shqiptar.

“Alvin Berisha është i lirë, është kthyer në familjen e tij falë një punë të disa autoriteteve: italiane, shqiptare, kryqi i kuq, gjysmë hëna e kuqe etj… Unë kam qenë atje për të përshpejtuar këtë proces”, tha Ministri i Brendshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të gjithë ata njerëz aty janë pjesë e ekipit shqiptarë. Nuk kam shkuar unë për të bërë operacionin, nuk kam shkuar unë ta zhvilluar operacionin. Nisma për operacionin është ndërmarrë nga Republika e Shqipërisë, na kanë ndihmuar Italia, Kryqi i Kuq dhe gjysmë hëna e kuqe. Ata kanë vepruar në emër dhe për llogari të shtetit shqiptar.

Kemi marrë dhe autorizimi nga babai për lirimin, e ka dhënë për policinë shqiptare. Qeveria italianë ka punësuar ngushtësisht me ne”, theksoi më tej Ministri./ Opinion

ME TE LEXUARAT