Fundjava e zezë e aksidenteve, katër të vdekur në 24 orë

Aktualitet

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të rrethrrotullimit pranë TEG-ut. Si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka humbur jetën një 17-vjeçar me inicialet K.V, ndërsa janë plagosur tre persona të tjerë.

Sipas policisë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo fundjavë ka qenë e rëndë, pasi në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Bërzhitës ndodhi një tjetër aksident tragjik që iu mori jetën dy vajzave të reja, ndërsa u plagosën dhe tre persona të tjerë.

Ata kishin qënë duke festuar një ditëlindje, që më pas u shndërrua në ditën më tragjike të tyre.

Denada Tarja dhe Suada Serani ishin dy adoleshentet që humbën jetën ndërsa i riu që drejtonte makinën, u arrestua nga policia në gjendje të dehur, pasi nuk kishte as patentë.

Por ndërkohë që bilanci i aksidenteve ishte tre të vdekur në 24 orë, situata është rënduar më tej ditën e sotme me një aksident në Gjirokastër. Gjatë rrugës për në Tepelenë, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur, duke shkaktuar vdekjen e 34-vjeçarit Julian Loloci.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT