Bota

FBI i bashkohet hetimeve meksikane, mbi kartelin qe vrau 9 gra dhe femije

FBI do të ndihmojë qeverinë e Meksikës në hetimin e saj, për masakrën e dyshuar të kartelit të drogës, ku lanë të vdekur nëntë grave dhe fëmijëve amerikanë pranë kufirit me SHBA, javën e kaluar.

Ky vendim erdhi pasi autoritetet meksikane dukej se po përpiqeshin vërtet të gjenin se cili grup është përgjegjës, tha të hënën FBI për Fox News.

FBI fillimisht ofroi ndihmën e saj në hetim, dy ditë pas sulmit, por në atë kohë ishte e paqartë nëse autoritetet meksikane e morën në mënyrë zyrtare ofertën.

“FBI do të sigurojë ndihmë, me ftesë të qeverisë së Meksikës, në hetimin për sulmin e fundit kundër qytetarëve amerikanë,” tha agjensia të hënën.

“FBI mbetet e angazhuar të punojë së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të ndihmuar në sjelljen para drejtësisë, autorët e këtij akti të egër dhune.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close