Lajmi i fundit

Thaci bojkotoi takimin, Rama: Kosova u veteperjashtua nga Samiti i Ohrit

Edi Rama e komentoi si veteperjashtim bojkotin qe Hashim Thaci i beri samitit te lidereve rajonale ne qytetin e Ohrit. Pasi vendosën miratimin e 9 konkluzioneve në kuadër të Shengenit të Ballkanit, tre liderët e Ballkanit, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vucic kanë dalë sot në një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për mospraninë e presidentit të Kosovës Hashim Thaci në samit, ndërsa ai tha se në këtë rast ky shtet u vetëpërjashtua.

“Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së. Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm.

Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Duhet të jenë sa më të drejtpërdrejte, me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo s’duhan të kuptojnë. Është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time, jemi takuar, jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet, e zeza mbi të bardhë. Tani më jo si dokument, por si plan veprimi. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin apo presidentin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë samit. Në kujtesën time, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, u desh një kohë e jo e shkurtër që përfaqësues të Kosovës të pranoheshin në tavolinë.

Qoftë nga përfaqësues të Serbisë apo të Bosnjë Hercegovinës, tani prej të paktën 5 vjetësh, pjesëmarrja e Kosovës nuk është bënë në diskutim. Se gjej dot interesin dhe as përfitimin nga ky vet përjashtim(Kosova). Në vizitën time e kam thënë; Serbia duhet të njohë Kosovën. Por Kosova nuk duhet të vetëpërjashtohet.”, -tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close