Rama i pergjigjet Isa Mustafes: Kush flet per Jugosllavi, ka jetuar gjate atje

Kosovë&Rajon

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në konferencën për shtyp pas takimit në Ohër me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratat e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili tha kjo iniciativë çon në krijimin e një “Mini-Jugosllavie”.

Rama tha se kush flet për Jugosllavi mbase ka jetuar shumë gjatë aty.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kush flet për Jugosllavi mbase ka jetuar shumë gjatë aty, sepse unë nuk kam jetuar dhe nuk kam asnjë kujtim. Kush flet për një Shqipëri të Madhe duhet të heshtë.

Nuk ka mundësi që unë të jem edhe mini jugosllav edhe shqiptaro-madh, jam një qytetar evropian”- tha Rama.

ME TE LEXUARAT