Shisnin makina kontrabande, arrestohen 4 persona në Tiranë

Aktualitet

4 persona u arrestuan sot në Tiranë  nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave pasi kishin futur në territorin e Shqipërisë automjete pa paguar detyrimin doganor.

B.G., A.F., R.SH., dhe I.R. u ndaluan sot nga policia e Tiranës, ndërsa në gjendje të lirë procedohet shtetasi D.B.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas informacioneve të policisë, këta persona nuk kanë paguar detyrimin doganor prej 8 milionë lekësh duke i shitur pjesët e ndryshme të automjeteve ‘’Benz-Mercedez’’, ‘’Volkswagen’’ dhe ‘’Audi’’ si pjesë këmbimi duke përfituar para.

Në këtë veprimtari të paligshme raportohet se janë përfshirë dhe shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me struktura ligjzbatuese të huaja dhe vendase, në vijim të një punë disa ditore për hetimin e rasteve të dyshuara të Kontrabandës me mallra me regjim të ndërmjetëm, Vepër Penale e parashikuar nga Neni 177 i Kodit Penal,  ka finalizuar Operacionin “Regjimi” në vijim të të cilit u bë ndalimi i katër (4) shtetasve B.G, A.F, R.Sh, I.R, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D.B. të gjithë shtetas shqiptarë. Gjithashtu në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetas të huaj.

Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Republikën e Shqipërisë automjete të tipeve/llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volksëagen dhe më pas me qëllim shmagien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë afërsisht 8 milion lekë. Hetimet vazhdojnë edhe për përfshirjen e personave apo strukturave të tjera të Administratës shtetërore.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT